Site icon Telegrafi

Maqedoni: Qeveria e miratoi rekomandimin për vazhdimin e orës policore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e sotme, e ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, për ta vazhduar masën e orës policore.

Nga Qeveria rikujtojnë se masa për ndalesë të lëvizjes së qytetarëve prej orës 22:00 deri 05:00, do të zgjasë deri më 6 prill.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 56-të të sotme, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, vendosi të zgjasë masën aktuale të ndalimit dhe regjimit të veçantë të lëvizjes së qytetarëve në të gjithë vendin në periudhën nga 22:00 deri në 05:00, duke filluar nga sot, pra nga 22 mars deri më 6 prill”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se situata me pandeminë do të monitorohet vazhdimisht, duke thënë se nuk përjashtohet asnjë masë./Telegrafi/

Exit mobile version