Organet shëndetësore që të mund të shpallin fund të epidemisë së fruthit është e nevojshme që të kalojnë 42 ditë që nga paraqitja e rastit të fundit.
Kjo periudhë ende nuk ka kaluar, sepse rasti i fundit është paraqitur më 13 shtator, tha për “Meta.mk” Vlladimir Mikiq, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.
“Shpallja e përfundimit të epidemisë nuk do të ndryshojë gjërat. Për shembull, mund të ketë një rast të ri sot, kështu që numërimi do të fillojë sot, që pastaj në 42 ditët e ardhshme të ketë përfundim epidemia. Për ta vendosur vendimin mbi një epideminë si përfundimtare, duhet të kemi një bazë ligjore dhe një epidemiologjike. Në përgjithësi, përfshirja me vaksinim të fëmijëve është mbi 98 përqind, që është një përqindje e mirë”, thotë Mikiq.
Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komitetit Kombëtar të Imunizimit, thotë se është një sukses që gjatë shtatorit nuk është paraqitur asnjë fëmijë të infektuar me fruth.
“Nuk është detyra jonë të dimë se çfarë po ndodh në terren, nëse dhe sa nxënës të klasës së parë nuk kanë marrë vaksina MRP dhe për këtë arsye janë jashtë sistemit arsimor. Kjo është ajo që duhet të bëjnë avokatët”, tha Grozadanova.
Sipas një raporti të fundit të Institutit për Shëndet Publik, i cili rregullisht raporton për fruthin, thotë se deri më 27 shtator, nuk janë regjistruar asnjë rast i ri i fruthit./Telegrafi/