Site icon Telegrafi

Maqedoni: Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto moto, rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Exit mobile version