Telegrafi

Grupet punuese të pushtetit dhe opozitës maqedonase nesër në takim për PSP-në

Një javë pas takimit mes Zoran Zaevdhe Hristijan Mickoski, grupet punuese ende nuk janë mbledhur të diskutojnë për ligjin që rregullon statusin e PSP-së.

Deri tani dihet pushtetin do ta përfaqësoj ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe zëvendësi i saj Ristovskit, nga opozita do të kryesojë avokati Toni Mankinovski ndërsa në grupin punues do të ketë edhe juristë tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumica insiston që ligji të kalojë para raportit të KE-së, ndërsa opozitës maqedonase nuk i shpejtohet, ndërsa afatet i quajti ultimatume.

Kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski tha se nuk do të pajtohen të mbetet prokurorja e tashme dhe ekipi tij dhe se ka disa vërejtje tjera në Propozim-ligjin.

Kryeministri Zaev nga ana tjetër deklaroi se mbështet plotësisht Janevën me gjithë përbërjen e PSP-së. Nga pushteti thonë se ky ligj është përgatitur sipas gjithë standardeve ndërkombëtare dhe se në të nuk ka amnisti të fshjur për asnjë dhe se është prioritet që të miratohet sa më shpejt për shkak të hapjeve të bisedimeve me Bashkimit Evropian.

PSP me këtë ligj përfshihet në prokurorinë shtetërore dhe ka mandat të përhershëm, autonomi dhe kompetenca të reja në hetimin e korrupsionit të lartë, por i humb “bombat” si dëshmi për 20 hetime dhe akuza të hapura pas qershorit të vitit 2017./Telegrafi/