Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM akuzojnë se me ndryshimet ligjore do të ketë përzgjedhje subjektive, ndërhyrje nga pushteti në komisionin që po kryen testimit, por edhe keqpërdorim të flamurit evropian gjatë miratimit të ligjit, me çka edhe euroambasadori Samul Zhbogar është njoftuar.
Nga OBRM-PDUKM thonë se nuk duan të paragjykojnë para kohe për kandidatë të cilët, sipas kësaj partie, janë të afërt me personat publikë nga pushteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thotë se opozita maqedonase po manipulon. Sipas saj, Komisioni nuk ka pasur hapësirë për ndikim për shkak se edhe deri tani është punuar në të njëjtën mënyrë.
Sipas pushtetit ndryshimet në Ligjet për Akademinë për gjykatës dhe prokorë publikë janë pjesë e ligjeve reformuese në gjyqësi./Telegrafi/