Ministri Venko Filipçe tha se pushimi i lindjes do të vazhdohet deri më 31 korrik, ndërsa skriningu i çerdheve ende po zgjatë dhe se do të përfundojë për një periudhë të shkurtër.
Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi tha se sa i përket Shkupit, skriningu i të punësuarve në çerdhe pas një pauze prej tre ditëve, vazhdoi gjatë ditës së djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, më shumë jemi të përkushtuar në rastet të cilat ishin urgjente dhe personat me sëmundje kronike dhe zbulim më të shpejtë të rezultateve të tre të cilat në fund rezultuan pozitive”, tha Ziberi.
Do t testohen rreth 2000 persona në çerdhe ndërsa deri tani janë testuar 1667 si dhe 545 punonjës në shtëpi pleqësush./Telegrafi/