Telegrafi

Maqedoni, pushime falas për familjet me të ardhura të pakëta

Deri më 15 shtator familjet me të ardhura të përgjitshme deri 22 mijë denarë, do të mund të aplikojnë për udhëtim pesë ditor pa pagesë në një nga vendet për pushim në Maqedoni.

Siç njoftojnë nga qeveria, bëhet fjalë për një nga masat qeveritare për ndihmë të turizmit vendor dhe familjeve me të ardhura të ulëta, me ç’ka janë siguruar mjete financiare me rebalancin e buxhetit për vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Detaje tjera të hollësishme për këtë masë sot në konferencë për shtyp do të jep ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi./Telegrafi/