Site icon Telegrafi

Maqedoni, punëtorët mund të paraqesin presion në vendin e punës në web-faqen e MShIA

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës prej sot në web-faqen e saj vendosi vegël për paraqitjen e presionit në vendin e punës.

nga Ministria informojnë se paraqitje do të jetë anonime, por se nëse personi i cili bën paraqitjen, dëshiron t’i ndajë të dhënat personale, atëherë ato do të mbrohen në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës është e obliguar që të gjitha paraqitjet e arritura t’ua dorëzojë organeve kompetente për veprim të mëtutjeshëm.

Ministria ju bëri thirrje të gjithë punëtorëve të sektorit privat të paraqesin çfarë do presione me të cilin janë përballuar në vendin e punës KËTU.

Në përputhje me Ligjin për mbrojtje nga shqetësimet në vendin e punës, punëtori i cili konsideron se është i ekspozuar ndaj ndonjë shqetësimi në vendin e punës duhet me shkrim t’i drejtohet personit për të cilin vlerëson se është duke e shqetësuar dhe t’ia bëj me dije se sjellja e tij është e papërshtatshme dhe ta paralajmërojë se do të kërkojë mbrojtje ligjore nëse sjellja e tillë nuk ndërpritet. Kërkesa për mbrojtje nga shqetësimet përcillet deri te personi përgjegjësi tek punëdhënësi apo kërkesë mund të dorëzojë edhe përfaqësuesi i sindikatës, personi kompetent për punët për siguri dhe shëndet gjatë punës apo për menaxhimin burimeve njerëzore./Telegrafi/

Exit mobile version