Në seancën e sotme, Qeveria miratoi ndryshim në Dekretin me fuqi ligjore për subvencionimin e pagesës së kontributeve nga sigurimi shoqëror i detyrueshëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Ky ndryshim do të sigurojë pajtueshmërinë me Dekretin për mbështetjen financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga coronavirusi COVID-19, për pagimin e pagave, domethënë me këtë parashihet që sektorët më të prekur (hotelieri, turizëm, transport) të shfrytëzojnë edhe mbështetje tjera të parashikuara me këtë dekret.
Përveç kësaj, rregullimet përcaktojnë se punëdhënësi që do të përdorë masën për të subvencionuar pagesën e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, nuk duhet të zvogëlojë numrin e të punësuarve në prill të vitit 2020, si dhe dy muaj pas përfundimit të tij (që nga gushti), përveç në kushte të justifikuara të përcaktuara në ligjin e punës, të tilla si pensioni ose anulimi i një kontrate nga punëmarrësi, por jo më shumë se përqindja e vendosur./Telegrafi/