Një grua nga Kavadari paraditën e djeshme ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje të mëparshëm është sulmuar nga drejtori i ndërmarrjes ku ajo punonte, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
“Me datë 23 Maj të vitit 2022, rreth orës 11.00 në Stacionin Policor Gjorçe Petrov – Shkup, është raportuar se në një kompani në zonën e Gjorçe Petrov, punonjësja me iniciale P.G.V (50 vjeçare) nga Kavadari pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme është sulmuar fizikisht nga punëdhënësi i saj me inicialet F.H, i cili ishte drejtor i kompanisë ku denoncuesja kishte punuar.
Nga MPB njoftojnë se rasti në fjalë është dokumentur dhe po punohet në zbardhjen e plotë të tij.