Personat me nevoja të veçanta mund të aplikojnë për marrje të grantit për vetëpunësim në vlerë prej një deri 1,5 milionë denarëve, varësisht nga shkalla e pengesës. Personat me shkallë më të vogël të pengesës në një vit kalendarik do të mund të marrin deri në një milionë denarë, ndërsa ata me pengesë më të rëndër, respektivisht personat e verbër ose me shkallë më të lart[ të invaliditetit trupor deri në 1,5 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shpallja për masën, e cila është pjesë e Planit operativ për masa dhe politika aktive për vetëpunësim për vitin 2017 është publikuar sot, ndërsa në të mund të marrin pjesë presona me pengesa të cilët janë të evidentuar në Agjencinë për Punësim, por edhe persina me pengesë, të cilët kanë nevojë, dituri dhe dëshirë të hapin biznes të vetin./Telegrafi/