Telegrafi

Maqedoni, publikohet paga mesatare neto për muajin shtator

Paga mesatare neto në muajin shtator të këtij viti ka qenë 24.355 denarë, që është më e madhe në krahasim me muajin shtator të vitit 2017 për 4.8 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, rritja e pagës mesatare ka qenë për shkak të rritjes së pagës mesatare neto të të punësuarve në sektorin e xehtarisë për 21.9 për qind, sektorin e informacioneve dhe komunikimit për 15.2 për qind, si dhe aktiviteteve shëndetësore dhe mbrojtjes sociale për 11.1 për qind, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rritje e pagës mesatare neto në krahasim me muajin paraprak (gusht) është shënuar në sektorin e shëndetësisë dhe mbrotjes sociale për 4 për qind, arsim për 2.4 për qind dhe fusha tjera për 1.5 për qind.

Ndryshe, paga mesatare bruto për muajin shtator të këtij viti ka qenë 35.794 denarë./Telegrafi/