Autoritetet kanë publikuar vendet se ku qytetarët do të mund të përdorin vauçerët për turizëm.
Është publikuar lista e objekteve akomoduese ku mund të përdoren vauçerët për turizëm.
Në faqen zyrtare të “Doma si e doma” ekziston një listë e plotë e objekteve akomoduese që ofrojnë përdorimin e vauçerëve turistikë prej 6.000 denarë që morën qytetarët.
Këto vauçer mund të përdoren nga 15 korriku deri më 15 dhjetor të këtij viti.
Qëllimi është të zbutet kriza që ka përfshirë vendin nga pandemia, të ndihmohet turizmi vendas, por edhe qytetarët./Telegrafi/