Qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej sot gjatë çdo udhëtimi në shtetet e rajonit (Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi) do të kenë mundësi të shfrytëzojnë internet, të dërgojnë SMS-porosi, të pranojnë thirrje me çmime më të lira deri 99 përqind.
Siç informoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej sot do të mund të bëjnë thirrje në vendet e Ballkanit Perëndimor me çmim prej 5.05 denarë për minutë (me TVSH), ndërsa çmimi i deritanishëm mesatarisht ka qenë 75.4 denarë për minutë. Ai tha se gjithashtu do të mund të pranojnë thirrje nga çdo vend me çmim prej 2.9 denarë për minutë (me TVSH), ndërsa çmimi i deritanishëm mesatarisht ka qenë 30.2 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mançevski informoi se qytetarët e vendit do të mund të dërgojnë SMS-porosi nga cili do shtet i Ballkanit Perëndimor me çmim prej 2.6 denarë (me TVSH), ndërsa çmimi i deritanishëm ka qenë 16.1 denar dhe do të mund të shfrytëzojnë internet në vendet e Ballkanit Perëndimor me çmim prej 1.9 denarë (me TVSH).
Çmimet janë lineare, gjegjësisht vlejnë për gjitha vendet dhe për cilin do operatorë./Telegrafi/