Komisioni Rregullator i Energjetikës sot ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.
Sipas vendimit të KRRE, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1.00 denarë/litër dhe do të kushtoj 50.50 denarë për litër, çmimi i EUROSUPER BS-98 rritet për 0.50 denarë/litër, dhe do të kushtojë 52.50 denarë për litër.
Ndërsa çmimi i EURODIESEL do të ulet për për 0.50 denarë/litër, dhe do të kushtojë 42.00 denarë për litër.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi në mesnatën e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme./Telegrafi/