Dhjetëra policë protestuan para godinës së MPB-së në Shkup. Jo si rëndomë që protestojnë për të drejtat e tyre, tani revoltën e shprehin ndaj krye sindikalistit të policisë.
Ndërkaq kryetari i Sindikatës Goce Dellçev Todev, nga ana tjetër e rrugës erdhi që të shoh se çfarë kërkesash kanë kolegët e tij. Protestuesit thonë se një numër prej 500 policëve duan të heqin dorë nga anëtarësia e Sindikatës së pavarur të policisë.
Madje, organizatori i kësaj proteste iu tha gazetarëve se nëse nuk u pranohet dorëheqja e tyre nga kjo sindikatë deri më 6 janar, do të ngrenë padi ndaj Todevit, me arsyetimin se iu marrin para, por nuk i përfaqësojnë denjësisht.
kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë Goce Dellçe Todev tha se organizatori i protestës së sotshme është duke manipuluar me policët për të ulur ndikimin e sindikatës ndaj udhëheqësisë së MBP-së për kërkesat dhe të drejtat e policëve, që sipas tij, sindikata përpiqet t’i plotësoj./Alsat/