Telegrafi

Maqedoni, propozohen masa për ujitje në përshtatje me ndryshimet klimatike

Gjithnjë e më të shpeshta janë paralajmërimet për ndikimin e ndryshimeve klimatike në bujqësi. Ekspertët propozojnë zbatim të masave përshtatëse, ndërsa njëra prej tyre është shfrytëzimi racional i ujit për ujitje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për bujqësinë e Maqedonisë ujitja është element kyç. Pa ujitje misri është jorentabil dhe mund të korren nën 2 ton për një hektar, ndërsa me ujitje prodhimi shtohet për 400 deri më 500 për qind.

“Subvencionimi i bujqve për kursimin e ujit, pagesa e ujit sipas vëllimit të harxhuar, promovimi i ujitjes së kufizuar ose lagie teknike e pjesërishme e rrënjës, mikroujitja dhe fertirigimi, kompostimi dhe përdorimi i rrjeteve për hije dhe zvogëlim të humbjes së drejtpërdrejtë të ujit, janë vetëm disa nga masat e përmendura në Publikimin për përshtatje të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, e përgatitur me përkrahje të USAID.

Në pjesët me thatësi më të madhe rekomandohet kultivimi i kulturave që kanë më pak nevojë për ujë, ndërsa në pjesët me thatësi shumë të madhe rekomandohet blegtoria, në vend të kulturave jofitimprurëse./Telegrafi/