Site icon Telegrafi

Maqedoni, propozimi për pushim të lehonisë vë vazhduar deri në 12 muaj do të jetë në debat publik në qershor

Rregullimi i pushimit të lehonisë është pjesë e Ligjit të ri për marrëdhënie pune i cili pritet të jetë i përpiluar në qershor. ende po bisedohet për detajet dhe po bëhet edhe analizat financiare.

“Një nga kapitujt në këtë ligj është edhe pushimi i lehonisë. Detajet deri në fund ende nuk janë dakorduar, ende bëjmë analiza, por risia është pushimin i lehonisë që do të përdorë nëna do të jetë e drejtë e obligueshme”, tha ministria e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska.

Mjetet që do të nevojiten për rritjen e pushimit të lehonisë, siç thotë ajo, MPPS do ta paguajë në Fondin për Sigurim Shëndetësor.

“E bëjmë analizën financiare. Mendoj se draft versioni tashmë është harmonizuar me partnerët socialë dhe do të jetë gati në qershor, dhe më pas do të ketë debat serioz në mënyrë që të arrihet ligj më i mirë që do të jetë i mirë edhe për punëtorët dhe për punëdhënësit”, tha Shahpanska.

Nga Organizata e Punëdhënësve thonë se nuk janë kundër për shkak se pushimin e lehonisë e paguan FSSH, ndërsa nga LSDM thonë se kjo është nismë e tyre bashkërisht me propozimin që dita e diel të jetë ditë pushimi./Telegrafi/

Exit mobile version