Telegrafi

Maqedoni, propozim-ligji për ndërprerjen e shtatzënisë kalon në Komisionin për Shëndetësi

Komisioni për Shëndetësi në Kuvendin e Maqedonisë në kuadër të seancës së sotme ka konstatuar se propozim-ligji për ndërprerjen e shtatzënisë në lexim të parë është i pranueshëm dhe mund të shkojë në procedurat e mëtejshme.

Komisioni gjithashtu pranoi kërkesën e koordinatorit të grupit të deputetëve të BDI-së Ejup Alimi, për mbajtjen e diskutimit publik për këtë pikë, pasi të kalojë leximin e parë në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Alimi tha se duhet të mbahet diskutim publik, pasi është mirë të informohet opinioni për këtë ligj, për të drejtat dhe detyrimet që dalin nga ligji i ri, i cili parasheh ndërprerje të shtatzënisë pas javës së 12.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili u pajtua me propozimin për diskutim publik, në arsyetimin e tij për ligjin e ri tha se gjithë procesi ka qenë i hapur dhe përfshirës./Telegrafi/