Site icon Telegrafi

Maqedoni, Propozim-ligji për korrupsion në procedurë kuvendare me flamur evropian

Propozim-ligji për parandalimin e korrupsionit nga ana e Qeverisë është lëshuar për procedurë kuvendare, por këtë herë me flamur evropian, për ta ndaluar secilën mundësi që ligji të bllokohet, deklaroi sot zëvendës-kryeministrja Radmilla Sheqerinska.

Ajo sqaroi se ligji tashmë për një kohë përgatitet dhe një nga shembujt kryesorë se si duhet të punohen me ligj të rëndësishëm, marrë parasysh të gjitha vërejtjet e KE, sipas saj, parasheh formim të komisionit anti-korrupsion të vërtetë që e ka pavarësinë dhe fuqinë të luftojë korrupsionin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për tekstin që parasheh kritere të larta për secilën secilën kryesues apo anëtar të komisionit. Megjithatë nga ana tjetër komisionit i jepet fuqi më shumë. Do të kenë qasje në llogaritë bankare, do të kenë qasje në të dhëna të ndryshme që deri tash kanë qenë të bllokuara. Do të mund të hetohen mundësitë për korrupsion tek individët, por edhe financimi i partive politike dhe këto janë punë të rëndësishme për të treguar vullnet politik për luftim kundër korrupsionit, por edhe të tregojmë rezultate për luftën kundër korrupsioni”, tha Sheqerinska.

Ajo gjithashtu the se ky ligj më parë ka hyrë ka hyrë në procedurë kuvendare, megjithatë në Komisionin e sistemit politike, siç theksoi ajo, OBRM-PDUKM ka dashur të bllokojë sjelljen e ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version