Site icon Telegrafi

Maqedoni, Prokuroria apelon deri te partitë politike të përmbahen nga kryerja e veprave penale në lidhje me zgjedhjet

Komisioni për parregullsi zgjedhore pranë Prokurorisë publike bëri apel deri te qytetarët, organizatat qytetare, liderët dhe anëtarët e partive politike të përmbahen nga ndërmarrja e veprimeve me të cilat bëhen kryerës të veprave penale. Nga ky komision informojnë se deri më tani në këtë proces zgjedhor ka pasur më së shumti vepra penale për blerje të votave.

“I sqarojmë publikut se për personin i cili një personi tjetër me të drejtë vote i ofron, jep ose premton dhuratë ose dobi tjetër, me qëllim që ta urdhërojë ta kryejë, të mos e kryejë ose si ta kryejë të drejtën e votës, është paraparë dënim prej së paku pesë vitesh. Ky dënim vlen edhe për personin që për kryerjen e veprimeve të lartëpërmendura, kërkon ose pranon dhuratë ose dobi tjetër. Me burgim prej së paku tre vite dënohet kryerja e veprës penale ‘shkelje e fshehtësisë së votës’ sipas nenit 163 të Ligjit penal sipas të cilit dënohet personi që gjatë zgjedhjeve ose në votim e shkel fshehtësinë e votës”, thuhet në kumtesën e Komisionit për parregullsi zgjedhore të Prokurorisë publike./Telegrafi/

Exit mobile version