Në Universitetin “Nënë Tereza” u organizua panel diskutimi për rrjetet sociale. Si dhe nga ky universitet njoftuan për projektin Ersamus Plus për mbrojtjen e të rinjve nga rreziqet që u vijnë nga rrjetet sociale. Projekti ka të bëjë me ndërgjegjësimin e të rinjve për përdorimin e tyre.
“Sot është një panel diskutimi që flet për tendencat virale virtuale që po përhapen dhe që po përshkallëzohen në shoqërinë e re, jo vetëm në Maqedoni por edhe kudo në të gjitha vendet e rajonit dhe në nivel evropian”, deklaroi Vlladimir Kitanovski, profesor në UNT.
“Deri më tani përvoja jonë tregon se kemi pasur raste të shumta, të shpeshta dhe ia kemi dalë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke parandaluar konfliktin sepse ato nuk mund të parandalohen si ngacmimet”, deklaroi Naser Miftari, profesor në gjimnaz.
Përveç kësaj një nxënës shprehet se në vendin tonë nuk ka shumë raste të ngacmimeve në rrjet në krahasim me ato në rajon.
“Momentalisht nuk e di në Maqedoninë e Veriut a ka ndonjë mjet ose institut që merret me “cyberbullying-un” por nëse do të kishte patjetër që do të shkoja së pari në polici dhe do kontaktoja me njerëzit më të besueshëm si: prindërit, kujdestarët e klasës”, tha një nxënës.
Përndryshe ky projekt do të zgjasë 36 muaj, ndërsa UNT-ja do të jetë partner në projektin Ersamus, nga i cili do të bëhen trajnime për të rinjtë se si të kenë kujdes nga rrjetet sociale.