Në Infoqendrën e BE-së në Shkup u promovua projekti ”Ndihmë teknike për mbështetje të procesit të deinstitucionalizimit në sektorin social”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti ka për qëllim të vlerësojë cilësinë dhe kapacitetet për shërbimet e tanishme që sigurohen nga sektori social, përditësimi i strategjisë për decentralizim të sistemit të sigurimit social, vërtetimi i lokacioneve të reja për banim në bashkësi, mbështetja për ndërtimin e kapaciteteve, etj.
Sipas AIM-së, projekti është i strukturuar nga dy përbërës që do të drejtohen kah qasja pjesëmarrëse dhe do të përfshijë analizën e situatës dhe vlerësimin e strategjisë kombëtare për decentralizimin e institucioneve kyçe dhe të veçanta, si edhe vërtetimi dhe vlerësimi i tetë lokacioneve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, qeverisjet lokale dhe sektorit qytetar. /Telegrafi/