Pas thuajse një dekade, nxënësit shqiptarë të shkollave fillore do të mësojnë muzikën nga autorët shqiptarë. Përmbajtja e librave do ta përfshijë historinë dhe vlerat e muzikës shqiptare, si dhe biografinë dhe veprat e shumë artistëve shqiptarë.
Këtë e bënë të ditur pedagogë e muzikës, anëtarët e të cilëve ishin në nga komisioni që punoi për përgatitjen e planeve të mësimdhënies në muzikë. Librat e ri të muzikës pritet të përdoren në vitin e ardhshëm mësimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Programi mësimor për nxënësit nga klasa e gjashtë deri te klasa e nëntë, do të jetë e veçantë për Maqedoninë. Kur do të përkthehen librat, flas për gjuhën shqipe, do të ketë më shumë autorë shqiptarë, këngë, do të përfshihet historia muzikore shqiptare dhe vlerat artistike. Ne me programet mësimore mbaruam këtë javë, tani presim shenjë nga ministri për të nënshkruar, e më pastaj do të ketë konkurs publik”, tha Florim Zulfiu nga Shoqata e pedagogëve shqiptarët të muzikës.
Përgatitja e librave të ri do ta zgjidh problemin në vështirësitë që ballafaqohen profesorët e muzikës.
Mësuesit e muzikës punojnë me libra të ndryshëm nga autorë shqiptarë. Librat sipas programit të ministrisë përdoren vetëm kur mësohet për instrumentet muzikore dhe muzikës botërore./Telegrafi/