Shoqata Mak Kanabis nga përbërja e re e parlamentit kërkon urgjentisht të miratohet ligj i ri i cili do mundësojë shitjen edhe të lules së marihuanës jashtë Maqedonisë. Industria po na stagnon, thonë ata. Lejohet prodhimi por jo edhe eksporti, kështu që nuk ndiqen lëvizjet botërore në këtë sektor.
“Ne duam të na mundësohet, përveç ekstrakteve, përveç produkteve përfundimtare farmaceutike që lejohen për eksport, të kemi mundësinë për të eksportuar lule të thata, e cila në parim në Gjermani është një ilaç i regjistruar dhe i mbuluar nga fondi shëndetësor”, tha Zlatko Keskovski -Shoqata Mak Kanabis.
Shkencëtari Jovica Leshovski, i cili sot ishte pjesë e tubimit para Asamblesë së Shoqatës Mak Kanabis, u përpoq të shpjegojë se produktet e kanabisit shërojnë një numër sëmundjesh të rënda, përfshirë edhe Kovid 19. Sipas tij, ligji aktual nuk lejon zhvillimin e punimeve të reja shkencore dhe kërkimeve në lidhje me kanabisin dhe ndikimin e tij pozitiv.
“Ekzistojnë shembuj pozitivë në trajtimin e Allcaimerit, ka rezultate pozitive në trajtimin e kancereve të ndryshme. Shkenca vazhdon të tregojë se ka një efekt pozitiv mbi pacientët që kanë ose kanë pasur sëmundje nga Covid 19”, deklaroi Jovica Leshovski shkencëtarе.
Shoqata Mak Kanabis këto ndryshime ligjore i kërkoi edhe nga përpërja e mëparshme parlamentare. Sot ishin në Parlament për t’u takuar me të gjitha grupet parlamentare në mënyrë që të mos jenë me ngjyra politike. Ata ankohen se humbjet nga mos-eksportimi i luleve të kanabisit, të gjithëve u kushton miliona euro./Alsat/