Site icon Telegrafi

Maqedoni, prodhimtaria industriale në shkurt është rritur për 0,3 për qind

Prodhimtaria industriale në shkurt të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është më e madhe për 0,3 për qind. Në periudhën janar – shkurt të vitit 2024, krahasuar me dy muajt e parë të vitit 2023, rritja është 1,5 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe guroreve në shkurt 2024, në raport me shkurtin 2023 ka shënuar rritje prej 5,6 %, në sektorin Industri përpunuese ka shënuar rritje prej 0.8%, dhe në sektorin Furnizimin me energjinë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar, rënie prej 14.5%, Rritja e sektorit të industrisë përpunuese është rezultat, mbi të gjitha, i rritjes së prodhimit në sektorët e mëposhtëm, Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i tekstilit, Prodhimi i letrës dhe produkteve të letrës, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produkteve farmaceutike bazë dhe preparatet farmaceutike, Prodhimi i gomës dhe produkteve të masës plastike, Prodhimi i pajisjeve elektrike, Prodhimi i makinave dhe pajisjeve, të paspecifikuara diku tjetër, Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove, Prodhimi i pajisjeve të tjera të transportit, Prodhimi i mobiljeve, Industria e tjetër prodhuese dhe Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në shkurt të vitit 2024, në krahasim me shkurtin e vitit 2023, shënon rritje të Prodhimeve intermediare, përveç energjisë për 5.9 %, Prodhimet kapitale për 4.8 % dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3.4 %, përderisa rënie shënohet në Energji për 15.4 % dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 5.9 %.

Exit mobile version