Telegrafi

Maqedoni pritet të ulen çmimet e SMS-ve

Sipas Drejtorit Robert Ordanovski, çmimi i mesazheve nuk është ndryshuar për pesëmbëdhjetë vite prandaj me uljen e çmimit pritet që numri i mesazheve të dërguara të rritet. Tek shërbimi për transferin e numrave nga shtatori shfrytëzuesit do të mbrohen nga llogaritë e larta përmes sinjalit i cili do të informoje se numri është transferuar ne rrjet tjetër, dhe do të paralajmërohet shfrytëzuesi se do të ketë bisedë më të shtrenjtë.

“Deri te inspektorët e Agjencisë për Komunikim elektronik kishin ankesa të shumta për llogaritë që paguanin shfrytëzuesit. Ka ndodhur që me intervenimin tonë të korrigjohet llogaria, por në periudhën e ardhshme kjo procedurë do të thjeshtëzohet sepse ne do ta miratojmë marrëveshjen për pagesë”, theksoi Robert Ordanovski, drejtor i Agjencisë për komunikime elektronike.

Sipas Ordanovskit, do të shpallet edhe tender për zgjedhjen e operatorit për sigurimin e një shërbimi universal për numrat fiks dhe mobilë. /Telegrafi/