Site icon Telegrafi

Maqedoni, pritet stabilizim i motit gjatë fundjavës

Sinoptikanët njoftojnë mot të ngrohtë dhe me diell ditën e nesërme. Deri në fund të ditës, shiu në të gjithë vendin do të ndalet dhe ngadalë do të fillojë përmirësimi i kohës. Pothuajse të gjitha festat e ardhshme do të jenë me mot të ngrohtë dhe me diell.

“Kjo valë e shiut që na kaploi sot do të thotë se do të zgjatë deri në fund të ditës, do të ketë reshje të herëpashershme, në juglindje pasdite është e mundur që reshjet të jenë të rrëmbyer dhe të ketë stuhi. Nga nesër pritet stabilizim gradual i motit, pasi kushtet për një paqëndrueshmëri afatshkurtër me shi dhe stuhi të fortë do të vazhdojnë të jenë në juglindje”, tha Kostadinka Arsova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga java e ardhshme, reshjet e reja të shiut janë të mundshme. Sipas matjeve, dy ditët e fundit më shumë shi ka rënë nëShkup afër Petrovecit dhe Kriva Pallankë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Exit mobile version