Rreth 10% e qytetarëve në Maqedoni ballafaqohen me ndonjë lloj të aftësisë së kufizuar. Ata kërkojnë heqjen e të gjitha llojeve të pengesave, duke përfshirë përfshirjen më të madhe në arsim, qasje në shërbimet shëndetësore, rritjes së kapacitet të të gjitha institucioneve si dhe ngritjes së ndërgjegjes publike dhe eliminimin e diskriminimit dhe stigmatizimit.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, gjatë shënimit të 3 dhjetorit – Ditës së personave me nevoja të veçanta tha se me kërkesë të prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta është rritur shtesa për lirimin e punës së shkurtuar për secilin prindër dhe kjo të jetë 50% nga rroga mesatare.
“Me këtë mundësojmë parandalimin para procesit të deinstitucionalizimit, të mos vihet në moment ku prindi të heq dorë nga fëmija”, tha Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo ceku se secili prindër që është kujdesur për fëmijën e tij me nevoja të veçanta deri në vitin e tij të 26-të dhe nuk e ka dorëzuar në institucion do të mund të realizojë të drejtën e pensionit edhe pse nuk i plotëson kushtet për to atëherë kur do t’i plotësojë vitet, 62 për gra dhe 64 për burra./Telegrafi/