Të gjithë prindërit që kanë të ardhura mujore që arrijnë nën pagën me të ardhura të ulëta të përcakëtuar me ligj, nga sot do të përjashtohen nga pagimi për vendosjen e fëmijëve të tyre në kopsht, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Nga MPPS thonë se, do të mundësohet me ndryshimin e Rregullores për kushte, kritere dhe mënyrën e ushtrimit të së drejtës në shpenzimet e përkujdesjes së fëmijëve, edukimit, pushimit dhe rekreacionit të fëmijëve, nëpër shtëpitë publike për fëmijë, të botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.
Për të fituar të drejtën e participimit për kopshtet publike, të gjithë prindët të cilët i plotësojnë kushtet ligjore duhet të paraqesin një kërkesë me dokumentet e duhura të përcaktuar sipas Rregullores tek institucionet publike për fëmijë, në të cilët fëmijët qëndrojnë ose kujdesen për to.
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve dhe Politikës Sociale thuhet se ministrja, Mila Carovska, miratoi ndryshimet në përpjekje për të mbështetur prinditë që përfshihen në programin e punës së Qeverisë.