Telegrafi

Maqedoni, premtohet zgjidhje për të prekurit me sëmundjen Wilson

Pacientët me sëmundjen Wilson nuk e dinë nëse terapia që e marrin ka efektin e pritur, pasi që nuk ka kontrolle të rregullta të personave të prekur me këtë sëmundje të rrallë.

Ata harxhojnë më së paku 100 euro në muaj për verifikimin e pranisë së bakrit në urinën e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rezultatet e analizës sigurohen nga laboratore të jashtme, pasi që në Maqedoni nuk ka një të tillë.

Gjithsej 25 qytetarë të Maqedonisë janë të prekur nga sëmundja kur organizmi nuk arrinë që ta tajojë bakrin, dhe pjesa e mbetur deponohet në mëlqi dhe në tru.

Ministria e Shëndetësisë ka premtuar se në vitin 2019 do të zgjidhet problemi afatgjatë me personat e prekur nga sëmundja Wilson, përmes blerjes së aparatit që e mat praninë e bakrit në urinë./Telegrafi/