Site icon Telegrafi

Maqedoni: Prej sot do të ketë dënime për mosmbajtjen e maskave

Prej sot (1 maj) do të ketë dënime për mosrespektim të dekretit për mbajtje të pajisjeve mbrojtëse nga coronavirusi.

Nga MSH thonë se është e detyrueshme mbajtja e maskave ose shalleve, në të gjitha objektet publike si dhe institucionet shtetërore, markete, shitore, banka, posta, transport publik, institucione shëndetësore dhe të tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbajtja e maskës është e detyrueshme edhe në hapësira të hapura, aty ku nuk mund të mbahet distancë prej së paku dy metrave në mes qytetarëve.

Gjoba për mosmbajtjen e pajisjeve mbrojtëse do të jetë 20 euro.

Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë masat./Telegrafi/

Exit mobile version