Telegrafi

Maqedoni, prej sot mund të aplikohet për fonde shtetërore për pushim vjetor

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se prej sot qytetarët me të ardhura të vogla mund të aplikojnë për fonde shtesë për të siguruar pushimin në vitin e ardhshëm.

Konkursi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator dhe tek i njejti duhet të aplikojnë qytetarë që kanë vërtetime se janë me të ardhura mujore të vogla.

Kusht për aplikim janë personat që në famije nuk marrin më shumë se 22 mijë denarë. Për këto raste, shteti do të jep deri në 15 mijë denar kupon me vlerë për pushim prej pesë ditësh në vende turistike brenda shtetit.

Kjo masë ekonomike që bëhet nga shteti ka edhe vlerë për të ndihmuar turizmin vendor duke ju dhënë drejtpërdrejt klientë të cilët nuk kanë pasur mundësi deri tani që të mbulojnë këto harxhime. /Telegrafi/