Site icon Telegrafi

Maqedoni, prej sot fillon pastrimi në gjyqësi

Prej ditës së sotme fillon pastrimi i gjyqësisë, ndërsa këtë çështje, Qeveria e Maqedonisë e vendosi në rend të parë për vitin 2021. Pastrimi do të bëhet nëpërmjet një raporti me kontroll në gjashtë lëndë për prokurorët dhe 10 lëndë për gjyqtarët, ashtu siç parasheh Metodologjia për kontrollimin e punës së gjyqësisë. Kjo bashkërisht me rregullat e reja për vlerësim do të sigurojë gjyqësi dhe prokurori efikase me çka do të kthejë besimin në shtetin e së drejtës.

Me pastrimin e gjyqësisë do të vërtetohet nëse ka anulime të seancave gjyqësore nga gjykatësit, mosrespektim apo pengim të seancave gjyqësore, vjetërsim në lëndët penale ndërsa përqendrim të posaçëm do të vendoset te lëndët për korrupsion të lartë dhe krim të organizuar.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, prokurori publik, Ljubomir Joveski dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev deklaruan se nuk dëshirojnë të bëjnë trysni apo ndonjë ndikim në gjyqësi dhe prokurori, por e kanë obligim të kujdesen dhe me vëmendje e ndjekin procesin me çka do të fitohet një sistem i reformuar, transparent, efikas dhe i liruar nga trysnitë e çfarëdollojshme.

Vlerësimi i prokurorëve, siç sqaroi prokurori publik, do të fillojë më 1 janar, ndërsa prokurorët do të vlerësohen në bazë të raporteve gjashtë mujore të cilat do të shqyrtohen, nga ku tre do t’i caktojë vet prokurori, ndërsa lëndët tjera do të zgjidhen me zgjedhje të rastësishme.

Vlerësimi i cilësisë së procedurës gjyqësore sipas kryetarit të Këshillit Gjyqësor do të bëhet përmes kontrollit së 10 lëndëve nga ku 5 lëndë zgjidhen rastësisht nga sistemi i automatizuar dhe pesë lëndë i zgjedhje gjykatësi. Kontrollin do ta bëjnë komisionet e përbëra nga pesë anëtarë të gjykatësve nga të gjitha Gjykatat e Apelit, ndërsa komisionet i formon Këshilli Gjyqësor.

Sipas ministrit Mariçiq, tashmë janë krijuar kushte që edhe në gjyqësi dhe prokurori të ketë kontrollim cilësor dhe profesional.

Në vitin 2020 dhe në vitin 2019, sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor janë shkarkuar tetë gjykatës, ndërsa procedurë është ngritur kundër 83 gjykatësve.

Në prokurori në vitin e kaluar janë ngritur pesë kundër pesë prokurorëve dhe vetëm te një person është vërtetuar se ka punuar në mënyrë joprofesionale.

Në vitin 2021 fillon edhe monitoringu i gjyqësisë. Pritet të fillojë në fillim të vitit, nga BE dhe do të monitorohen rastet gjyqësore të profilit të lart. Do të monitorohen rreth 50 lëndë në vjet nga ku do të marrin pjesë ekspertë ndërkombëtar dhe vendor të angazhuar nga BE dhe OSBE./Telegrafi/

Exit mobile version