Telegrafi

Maqedoni, prej sot fillon izolimi deri ditën e hënë

Deri sot në ora 16:00 qytetarët kanë mundësi të blejnë gjërat e nevojshme për shkak se deri ditën e hënë në ora 5 e mëngjesit do të ketë orë policore dhe do të vlejë për gjithë territorin e vendit.

Karantina gjatë fundjavës do të zgjasë 61 orë, ndërsa një vendim i tillë vjen nga Qeveria me qëllim që të parandalohet përhapja e epidemisë së coronavirusit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Maketet në fundjavë duhet ta përshtatin punën sipas ndalesave për lëvizje në Maqedoni dhe pa pengesa.

Shtabet duhet të organizojnë vullnetarët që do të dërgojnë produktet e nevojshme deri te shtëpitë e qytetarëve./Telegrafi/