Telegrafi

Maqedoni: Prej nesër fillon paraqitja e të sëmurëve për votim në zgjedhje

Foto: AIM

Do të fillojë paraqitja e të sëmurëve dhe të pafuqishmëve, të cilët të drejtën e tyre të votës do të mund ta shfrytëzojnë më 14 korrik.

Kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Shtip, Senka Andreeva, tha se paraqitja do të fillojë prej nesër (1 korrik), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se do të ketë ekipe kujdestare që do të pranojnë paraqitjet, ndërsa dokumentacionet do të shqyrtohen së bashkë me mjek specialist.

Andreeva tha se më 8 korrik do të kenë kujdestari deri në mes të natës, në mënyrë që personat e sëmurë dhe të pafuqishëm të mund të paraqiten, për të votuar në zgjedhjet e parakohshme kuvendare./Telegrafi/