Site icon Telegrafi

Maqedoni, pozita dhe opozita përplasen për Ligjin për media

Pushteti dhe opozita maqedonase ende nuk ka arritur harmonizim të plotë për Ligjin për mediat. Edhe në seancën e sotme të Komisionit për Transport dhe Lidhje, diskutimi i amendamenteve për këto ligje u prolongua.

Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski, tha se për këtë ligj është bërë diskutim publik i mjaftueshëm që nga viti 2015. Ai tha se opozita duhet të jetë më korrekte në qëndrimet e saja.

Sipas Mançevskit, reformat në media duhet të miratohen sa më shpejtë pasi ata garantojnë profesionalizim të institucioneve mediale. Për këtë ai i bëri apel opozitës që sa më shpejt të mundësojë debatin për amerndamentet.

Por, sipas deputetit të OBRM-PDUKM-së, Zoran Iliovski, kanë mbetur edhe shumë çështje për t’u harmonizuar mes pushtetit dhe opozitës, edhe pse siç tha ai, për disa amendamente është arritur marrëveshje.

Akuzat se opozita po e bllokon diskutimin e amendamenteve të Ligjit për Mediat, sipas deputetit Ilioski nuk janë të drejta.

Exit mobile version