Site icon Telegrafi

Maqedoni, policia zbulon 13 refugjatë

Kontroll i kombinuar policor të vendkalimit kufitar ‘Bogorodica’ mbrëmë kanë zbuluar 13 refugjatë në afërsi të Strumicës.

Ministria e punëve të brendshme informon se mbrëmë në ora 20:00 nga një patrullë e nëpunësve policorë të Stacionit policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare ‘Bogorodica’ dhe nëpunës policor nga Republika e Kroacisë në autostradën Gjevegjeli-Shkup në afërsi të pompës së benzinës pranë fshatit Udovë janv vërejtur dy automjete të dyshimta, ‘Opel Vectra’ me targa të Shtipit dhe ‘Ford Mondeo’ me targa të Gjevgjelisë.

Gjatë bastisjes së automjetit ‘Ford Mondeo’ janë zbuluar 10 refugjatë dhe tre tjerë që kanë qenë në afërsi. Janë dërguar në Stacionin policor për mbikëqyrje kufitare dhe vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’ për procedurë të mëtejme./Telegrafi/

Exit mobile version