Site icon Telegrafi

Maqedoni, policia garanton se pjesëmarrësit e “Paradës së Krenarisë” do të jenë të sigurt

Organizatorët e “paradës së krenarisë” që duhet të mbahet javën e ardhshme në Shkup, bashkërisht me zëdhënësin e MPB-së, deklaruan se pjesëmarrësit e policisë do të angazhohen maksimalisht.

“MPB i ndërmerr të gjitha masat që të garantojë qetësinë dhe rendin publik. Secila përpjekje e dhunës do të sanksionohet”, tha në konferencë për shtyp, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koço Andonovski nga “Skopje pride”, tha se presin diku nga 200 deri 500 pjesëmarrës në paradë, që është numër i shkëlqyer ndërsa në paradë fjalime do të kenë, ministrja Milla Carovska dhe persona të tjerë.

Në manifestim do të jenë disa DJ, Tamara Todevska dhe artistë tjerë të estradës maqedonase.

Antonio Mihajllov nga organizata “Skopje pride”, thonë se kanë përkrahjen e ministrave dhe deputetëve, dhe presim mbështetja nga shtetet fqinje si Greqia, Bullgaria, Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Nga vendet e rajonit, vetëm Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina deri tani nuk kanë mbajtur paradën e krenarisë./Telegrafi/

Exit mobile version