Rreth 20 persona kanë rënë në rrjetën e Policisë Financiare, pas një hetimi disa mujor.
Alsat mëson se pjesë e madhe e tyre janë ndaluar veç më, ndërkohë që operacioni vazhdon ende me të tjerë, të cilët janë në ndjekje nga autoritetet.
Në bashkëpunim edhe me policinë, personat pritet së shpejti që të kompletohen si grup i organizuar, të cilët kanë peshkuar tenderë në institucionet shtetërore.
Alsat mëson se bëhet fjalë për një grup të mirë organizuar me bankierë, kontabilistë dhe biznesmenë të cilët përveç evazionit fiskal, kanë shkuar deri në kurdisjen e tenderëve publik nga institucionet e vendit.
Personat e ndaluar pritet së shpejti të sillen para gjykatës, për masën paraprake të arrestit. Po ashtu, ende nuk dihet shuma e përvetësuar nga grupi, dhe dëmi që i është shkaktuar shtetit./Alsat/
https://youtu.be/88b-hYwH4fE