Dje në orën 17:00, në SP të Koçanit, është paraqitur 38 vjeçarja K.A.K. ka raportuar rastin se ishte keqtrajtuar psikologjikisht dhe fizikisht nga burri i saj të njëjtën ditë rreth orës 16:00, gjegjësisht 39-vjeçari M.K. punonjës në Ministrinë e Brendshme.
Përndryshe, sipas kërkesës, M.K. në gjendje të dehur ka filluar me kërcënime serioze për jetë e saj dhe menjëherë ka kërkuar të dilte nga shtëpia dhe të lë fëmijën shtatëmuajsh.
Burri i saj, çdo ditë ka qenë në një gjendje alkoolike dhe çdo herë e ka keqtrajtuar në mënyrë të ngjashme psikologjike dhe fizike. Në dhjetor të vitit të kaluar, përsëri nën ndikimin e alkoolit, ai ka nxjerrë pistoletën zyrtare dhe ka gjuajtur disa plumba në dhomën e ndenjës.
Për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike, M.K. i është marrë arma zyrtare dhe po merren masa për të ndriçimin e ngjarjes./Telegrafi/