Partia Liberal Demokratike ka dalë me një reagim të ashpër kundër sjelljes joprofesionale të punonjësit të Ministrisë për Punë të Jashtme, i cili ka kërcënuar gazetarin e Tv21, që të mos parashtrojë pyetje në konferencën për shtyp mes ministrit Dimitrov dhe ndërmjetësit të OKB-së, Nimetz.
Nga kjo parti, si pjesë e Qeverisë, shprehen kategorikisht kundër sjelljes së tillë nga cili do qoftë nëpunës i administratës publike, ministrive ose Qeverisë, drejtë mjeteve të informimit publik.
“Ne për 12 vite luftuam kundër një regjimi që i shfrytëzonte këto standarde të sjelljes ndaj gazetarëve, mediave dhe ndaj publikut në përgjithësi. As atëherë, e as tani nuk do të përkrahim, e as nuk do të heshtim ndaj një dukurie të tillë. Mjaft e kemi nga “krijuesit e mendimit publik”, thuhet në kumtesën e PLD-së./Telegrafi/