Pjesa më e madhe e niveleve të lumenjve në shtet janë nën mesataren për muajin korrik. Më drastike është situata në lumin Sateska tek Botun, ku niveli është për tre herë më i ulët nga mesatarja.
Matjet e sotme të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike tregojnë se dyfish është ulur niveli i lumenjve në lumin Babuna, ndërsa ulje shënohet edhe tek Drini i Zi, Vardari në Veles, Kriva Reka, Pçinja dhe Strumica.
Niveli është rritur në lumin Vardar në Demir Kapi dhe në Jegunoc, ndërsa në nivel të njëjtë si mesatarja për korrikun është niveli i lumenjve të lumit Treska.
Tek liqenet, është rritur niveli i Liqenit i Dojranit, ndërsa nivelet e Liqenit të Ohrit dhe të Prespës lëvizin rreth mesatares./Telegrafi/