Site icon Telegrafi

Maqedoni, personit me paralizë cerebrale i bllokohet xhirollogaria

Kire Janevski nga Draçeva, tanimë një muaj e ka të bllokuar xhirollogarinë, ndërsa merr 4300 ndihmë.

Sipas TV21, ky skenar është i vazhdueshëm në gjashtë vitet e fundit. Një muaj para Vitit të Ri atij i bllokohet xhirollogaria, edhe pse është me sëmundje cerebrale.

Për të kujdeset vëllai i tij Ace, i cili edhepse ka dorëzuar shumë ankesa dhe kërkesa tek institucionet, ai thotë se për këtë problem organet nuk kanë vullnet.

Përveç asaj që llogarinë e ka të bllokuar, ai duhet të paguaj tatim prej 8245 denarëve Bashkisë së Shkupit, për shkak se udhëhiqet si shfrytëzues i një parcele, për të cilën nuk ka fletë pronësie.

Exit mobile version