Lidhja nacionale e personave me invaliditet ka thënë se personat me invaliditet presin që asistenca personale të vendoset në suaza të kornizave ligjore dhe si shembull të merren rregulloret dhe normat ligjore të shteteve të BE-së.
“Kujdesi për jetën sociale të personave me invaliditet në të gjitha sferat e shoqërisë është i mundur vetëm me përkrahje konkrete, asistencë personale që deri më tani ju është ofruar nuk ka qenë e mjaftueshme por me përkrahjen nga projektet e BE-së kemi siguruar ndihmë praktike për 70 persona me invaliditet në shumë qytete të vendit”, ka thënë kryetari i kësaj lidhje, Branimir Jovanovski./Telegrafi/