Site icon Telegrafi

Maqedoni, përmbaruesit vitin e kaluar kanë marrë 127 milionë euro

Në raportin e punës së përmbaruesve për vitin 2018, tregon se përmbaruesit kanë marrë 127 milionë euro nga qytetarët, firmat dhe subjekte tjera.

Megjithatë edhe pse kjo shumë është e lartë, vitin e kaluar janë realizuar vetëm 55.69 përqind e lëndëve të dhëna për përmbarim, që do të thotë se më pak se gjysma është në procedurë për përmbarim dhe nuk është llogaritur në shumën e fituar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përmbaruesit nga qytetarët kanë marrë 33.4 milionë euro, nga firmat kanë marrë 78.78 milionë euro ndërsa nga shteti është marrë 15.9 milionë euro.

Në këtë raport nuk janë shpallur emrat e përmbaruesve që kanë qenë më të suksesshëm në përmbarim./Telegrafi/

Exit mobile version