Telegrafi

Maqedoni, përmbaruesit protestuan kundër programit të tarifave

Shumica e zyrave të përmbaruesve u mbyllën sot për shkak të zhvillimit të protestës që organizua kundër propozim programit për tarifat e Ministrisë së Drejtësisë me të cilën shkurtohen shpërblimet maksimale prej 1.000 në 300 euro. Vendimi për të mos punuar vlen vetëm për sot, nesër ato do të vazhdojnë të me punë. Ata reagojnë se do të përballen me probleme financiare nëse tarifat e reja miratohen në një nga seancat e ardhshme të qeverisë. Njëra nga pasojat, sipas tyre, do të jetë pushimet nga puna dhe do të mbyllen dhjetëra zyra.

Sipas Zoran Dimov, kryetar i Odës së Përmbaruesve, ulja e shpërblimeve prej 70% është e papranueshme dhe do të nënkuptojë veprimtari të paqëndrueshme dhe kërkoi takim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Qeverinë për të diskutuar dhe gjetur një zgjidhje kompromisi.

“Ka përmbaruesit që mezi mbijetojnë, ka përmbaruesit që nuk kanë një ngarkesë kaq të madhe pune. Ne jemi të hapur për bisedime me Ministrinë dhe Qeverinë me qëllim të gjetjes së një kompromisi”, tha Dimov, duke përmendur se tarifa e propozuar do të zvogëlojë çmimet e shpërblimit për herë të dytë.