Sot përfundon vlefshmëria e dekretit me fuqi ligjore, i cili parashihte mosbllokimin e llogarive të qytetarëve dhe kompanive nga ana e përmbaruesve, prej muajit prill deri më 30 qershor.
Sipas rregullave të këtij dekreti, deri më 30 qershor përmbaruesit kanë qenë të obliguar të mos i bllokojnë llogaritë e qytetarëve, përveç në raste të kërkesës me ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kësaj kohe, përmbaruesit kanë mundur t’i pranojnë kërkesat për përmbarim, por vetëm për evidentim.
Pas vendimit të Qeverisë, përmbaruesit thanë se të ardhurat do t’u ulen deri 90 përqind dhe se kjo do të ndikojë në punën e tyre.
Prej sot, përmbaruesit do të mund t’i bllokojnë llogaritë bankare të qytetarëve dhe personave juridik./Telegrafi/