Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministrja e arsimit dhe shkencës, Renata Deskoska, realizoi takim me përfaqësuesit e Pleniumit të Profesorëve.
Në takim, përfaqësuesit e Plenumit paraqitën zgjidhjet e përfshira në propozimin e Ligjit për arsimin e lartë, të përgatitur nga profesorët, anëtarë të Plenumit.
Gjatë takimit, Kryeministri, duke ndarë përvojat nga shembujt dhe modelet e arsimit të lartë nga shtetet kryesore anëtare të Bashkimit Evropian, inkurajoi përfaqësuesit e plenumit të profesorëve të jenë zëri dhe të prodhojnë ide dhe debate të besueshme për përmirësimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë, si dhe t’i mbajnë të forta nismat për kapacitetet e të menduarit demokratik.
Përfaqësuesit e Plenumit të Profesorëve gjatë takimit vunë në dukje se propozimi i tyre lejon që realisht të perceptojnë prioritetet për të ardhmen e arsimit të lartë.
Kryeministri Zaev përshëndeti përpjekjet e Plenumit për t’u kthyer në autonominë e Universitetit dhe u pajtua se kjo duhet të jetë një përparësi kryesore që do të kontribuojë për një arsim të lartë të cilësisë më të lartë./Telegrafi/