Site icon Telegrafi

Maqedoni, përkrahje më e madhe për komunat që realizojnë takime me mërgimtarët

Gjatë këtij viti Agjencia për mërgim do të ofrojë përkrahje më të madhe logjistike për të gjitha komunat në vendin tonë të cilat organizojnë takime me mërgimtarët.

Poashtu kjo Agjenci do ta përforcojë edhe bashkëpunimin me mërgimtarët në vendet ku ata jetojnë. Këtë e deklaroi drejtori i kësaj agjencie, Nikolla Shallvarinov, në takimin me kryetarin e komunës Medat Kurtoski gjatë vizitës së tij në Mavrovë dhe Rostushë, të njohura për numrin e madh të mërgimtarëve.

Shallvarinov shtoi se në programin e Agjencisë për mërgim për vitin 218 parashihet bashkëpunim i shtuar me fondin Sigurim Pensional dhe Invalidor me qëllim të eliminimit të pengesave që kanë mërgimtarët në lidhje me marrjen e pensioneve.

“Është i nevojshëm bashkëpunim më i madh edhe me Drejtorinë për Evidencë të Librave Amë me qëllim të pranimit më efikas të dokumenteve të nevojshme gjatë kohës së qëndrimit të mërgimtarëve në vendlindje”, tha Shallvarinov./Telegrafi/

Exit mobile version